Wednesday , 24 January 2018

KONCERT MUZIKOR NE GJIMNAZIN “28 NENTORI” TE QYTETIT TE SHKODRES

Ne prag te festave te pavaresise, gjimnazi “28 Nentori” ne qytetin e Shkodres dhe shoqata “Rozafa Expresion” organizuan nje koncert muzikor ne ambjentet e gjimnazit. Te pranishmit ndoqen pjese te ndryshme muzikore te artisteve te shoqates “Rozafa Expresion” nen udheheqjen e dirigjentit Zef Çoba.

Ky i fundit, si nje ish-gjimnazist i kesaj shkolle, tha se ky eshte gjimnazi qe na miqesoi dhe beri qe te jemi bashke-udhetare me profesore te nderuar, ku njeri prej tyre eshte edhe shkrimtari Fadil Kraja.

Gjate koncertit, drejtoresha e gjimnazit “28 Nentori” i dorezoi dirigjentit Çoba nje certifikate mirenjohje per kontributin e dhene per gjimnazin “28 Nentori”, ndersa Çoba ne emer edhe te shoqates i dhuroi drejtoreshes nje pjate te thjeshte, por qe permbante simbole te rendesishme te qytetit te Shkodres.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA ARTEFAKTE KASTRIOTIANE

NĂ« kuadĂ«r tĂ« “Vitit MbarĂ«kombĂ«tar tĂ« Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” Bashkia ShkodĂ«r dhe Muzeu Historik i …