KONFERENCA E 7-te VJETORE E MYFTINISE SHKODER

Myftinia Shkodër ka organizuar këtë të mërkure konferencën e 7-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islam në qytetin e Shkodrës. Tema e kësaj konference ishte “Familja e shëndoshë islame”. I pranisjhëm ishte edhe myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari që përcjelli mesazhin e tij duke vënë theksin tek rëndësia që ka familja e shëndoshë, duke mos u cënuar nga sjelljet dhe shembujt që na ofrohen në ditët e sotme.

Gjatë aktivitetit referuan edhe imamët e xhamive të Shkodrës, ndërkohë në fund të aktivitetit u shpërndanë edhe 3 botimet e Myftinisë Shkoder mbi konferencat e viteve të kaluara, si “Rinia dhe edukimi fetar”, “Islami- mesazhi i mëshirës dhe i paqes për mbarë botët” dhe “Imami, si prijës komunitar”.

Lexoni dhe kete

MBYLLET FESTIVALI I 56-te MBAREKOMBETAR PER FEMIJET

2 vajzat nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku, me këngën “Çdo gjë do dashuri” …