KONFERENCA SHKENCORE E “ZOJËS SE KESHILLIT TE MIRE”

Më shumë dritë mbi historinë e ikjes nga Shkodra dhe mbërritjes në Genazzano të “Zojës se Keshillit te mire”, po ashtu edhe mbi vet afreskun e shkëputur nga kisha rrëzë kalasë tentoi të hedhë dritë konferenca shkencore ndërkombetare që shenoi çeljen e aktiviteteve kushtuar 550 vjetorit të shpërnguljes së figurës së Zojës.

“Një histori 550 vjecare, mistike, aktive, intriguese e mbi të gjitha, një histori frytdhënesë e bashkëshoqërimi shekullor e murosur në shpirtin tonë, si kolonë mbi të cilën është ngritur historia e lavdia e kishës në Shqipëri.
Kjo konferencë do të hedh më shumë dritë si mbi historinë e ikjes dhe mbërritjes në Genazzano të Zojës, po ashtu edhe mbi vet afreskun e shkëputur këtu e 550 vite më parë, me vakumin e lenë fizik e më gjithëplotësinë shpirtërore të pranisë.
Ikja, largimi, shkëputja, ruajtja, në këtë kompleksitet konteksti historik, kërkohet një kujdes për ti pranëvënë​ fjalën e duhur, në atë që unë do të quaja si fenomenin e shpernguljës së Zojës së Këshillit të Mirë, ose Zojes së Shkodrës.
Në rrethanat e krijuara historike, Zoja si krye Zojë e krye-prijëse, i priu historisë së persekutimit e detyrimit për tu larguar, sic bënë një pjesë e madhe e bijëve, duke emigruar si kundër pergjigje e sfidës për të mos u asimiluar e për të vazhduar traditën apostolike.”- theksoi  Dom Artur JAKU.

Për arqipeshkëvin e Shkodres imzot Angelo Massafra emocionet e kësaj dite janë të shumta, sepse si drejtues i kishës katolike ai kremton një përvjetor të rëndësishëm kushtuar pajtores së Shqipërisë.

Studiues, drejtues të lartë të kishës katolike dhe pushtetit vendor, historian etj u bënë pjesë e punimeve të kësaj konference, që me referimet e tyre hodhën dritë në disa këndvështrime, shumë prej tyre të panjohura më parë.

Lexoni dhe kete

“VIVA LA MUSICA” NE DITEN BOTERORE TE MUZIKES

E kthyer në traditë tashmë, kori dhe solistët e shoqatës “Rozafa Expression” kanë organizuar Festën …