KONFERENCE FETARE NE MEDRESEN ”HAXHI SHEH SHAMIA”

Myftinia Shkodres ne bahskepunim me shoqaten ”Instambul” ka organizuar pasditen e se Henes nje konference fetare ne medresen ”Haxhi Sheh Shamia” konvikti i djemve. Ne kete konference ishte i ftuar dijetari dhe edukatori i njohur turk, hoxhe Osman Nuri Topbash. Ai foli per miresite qe Zoti i ka dhene njeriut dhe kerkesat qe ai ka ndaj kesaj krijese.
“Zoti na krijoi si njerez dhe ne kembim te kesaj ka edhe disa kerkesa ndaj nesh, si prsh te behemi lajmetar te njerezve per te ecur ne rrugen e tij. Zoti e krijoi njeriun me sekretin dhe fuqine e tij dhe i hodhi atij disa vecori. Prandaj, njeriu u krijua ne formen me te persosur dhe nga njeriu Zoti kerkon qe ai te jete zedhenes i tij ne jeten e kesaj bote dhe te jete ne kerkim te paqes. Teuhidi fillon me nje mohim duke nxjerr cdo Zot tjeter nga zemra dhe te vendos Allahun. Ky eshte qellimi i islamit dhe i krijimit te njeriut. Nepermjet teuhidit, Zoti kerkon te formoje nje miqesi me njeriun, miqesi e cila do te ndertohet ne baze te cilesive dhe vecorive te perbashketa, atehere kur njeriu te shkrihet me cilesite e Zotit.”- theksoi Topbash

Ne kete aktivitet fetar, pervec myftiut te Shkodres imam Muhamed Sytari, moren pjese edhe perfaqesues te larte te besimit islam ne Shkoder, si edhe besimtare te shumte musliman. Hoxhe Osman Nuri Topbash ka lindur ne vitin 1942 ne Stamboll. Per shkak te interesit te tij ne histori, letersi, shkence fetare dhe poezi, ai e filloi jeten e tij me shkrim qe ne vitin 1990. Librat e tij jane perkthyer ne shume gjuhe te tilla si: anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, hungarisht, shqip, etj dhe jane botuar ne internet ne 43 gjuhe.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografĂ« dhe 2 piktorĂ« organizuan pasditĂ«n e sĂ« premtes njĂ« ekspozitĂ« nĂ« ambjentet e …