Wednesday , 19 December 2018

KONFERENCE PER 100-VJETORIN E LINDJES SE SHKRIMTARIT GIORGIO BASSANIT

Ne kuader te 100-vjetorit te lindjes se shkrimtarit te njohur Italian Giorgio Bassani eshte zhvilluar kete te Enjte nje konference ne bibloteken universitare Luigj Gurakuqi te qytetit te Shkodres. Qellimi i organizimit te kesaj konference ishte promovimi i dy librave te shkrimtarit Italian te perkthyer nga gazetarja e njohur Beti Njuma, me tituj: Gjyzlyket e Arta dhe Kopshti i Finci-Kontineve. Por, drejtoresha e departamentit te romanistikes ne Universitetin e Shkodres, Eliana Lacej, tha se qellimi kryesor i ketij aktiviteti nuk eshte vetem perkthimi i librave te Bassanit, por te kujtojme nje figure politike dhe te rendesishme te letersise italiane.

Ndersa, gazetarja dhe njekohesisht perkthyesja e dy librave, Beti Njuma, u shpreh se perkthimi i librave erdhi fale iniciative se Pirro Mishes dhe tregoi se cfare trajtojne keto dy vepra ose dy libra.

Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Romanistikes i Universitetit te Shkodres dhe Insitutit Italian te Kultures, fale edhe mbeshtetjes se Universiteti te Firences.

Lexoni dhe kete

TAKIM KOMBETAR I ORKESTRAVE FRYMORE

Për herë të parë në qytetin e Shkodrës u organizua një aktivitet i veçantë, që …