Saturday , 20 April 2019

KONFIRMOHET, KY ËSHTË DREJTORI I RI I SPITALIT TË SHKODRËS

Ardian Dajti është zyrtarisht drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës. Lajmi konfirmohet për Tv Rozafa nga burime pranë këtij instucione.

Një vendim i tillë është marrë këtë të hënë, teksa në drejtorinë e spitalit të Shkodrës është zhvilluar një mbledhje.

Një mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Mbledhja ka zgjatur për disa minuta dhe në fund është zyrtarizuar mjeku Dajti në krye të spitalit të Shkodrës.

Më herët, Ardian Dajti ka qenë edhe shef urgjence pranë këtij spitali, ndërkohë tashmë zëvendëson Teuta Rrjollin.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …