KONFLIKT ME ARME MES DY PERSONAVE NE FUSHE- ARREZ

Një konflikt mes dy personave, rregjistruar mbrëmjen e së premtes në Fushë Arrëz, ka përfunduar në përdorimin e armëve por fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas njoftimit të policisë, “në sallën operative të komisariatit të policisë pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, shtetasi L. N. 49 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa aa 982 mg, i drejtuar nga shtetasi T. P”.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të lënduar ndërsa nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “MAMURRASI”

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune operacionale të mire-organizuar bazuar në …