Sunday , 29 November 2020

KONFLIKT ME BASHKEFSHATARIN, KANOSET 46-VJEÇARI

Një 46 vjeçar nga Mirdita pretendon se është kanosur mesditën e 2 nëntorit nga një bashkëfshatar i tij pas një konflikti verbal.Shtetasi F.B banues në Selitë ka bërë kallëzim në policinë e Mirditës se ndaj banesës së tij është qëlluar me armë zjarri pas konfliktit që ai ka patu më një fshatar të tijin, thuhet ne njoftimin e policisë së Lezhës.Ngjarja ka ndodhur mesditën e 2 nëntorit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë gjetur një predhe plumbi në një nga pemët në oborrin e familjes 46 vjeçarit, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar për ekspertim balistik.Materialet për këtë rast u referuan në prokurorinë Lezhës, dhe pritet të merren dëshmitë e palëve të përfshira në konflikt, ndërsa efektivi i policisë së zonës po ruan familjet.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …