Monday , 21 January 2019

KONFLIKT MES 3 TE RINJVE NE LEZHE

Policia e Lezhës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti dhe sekuestroi armën e zjarrit. Kështu forcat e policisë së komisariatit të lezhës arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan 2 shtetas të tjerë.

Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë. tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “prishje e rendit e qetësisë publike”.

Lexoni dhe kete

DEBORA SHEMB STREHEN E KARBURANTIT, VDES 1 PERSON NE SHKODER

ShkoderInformacion ParaprakMe date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur karburanti “Gega Oil” në hyrje të Shkodres …