Saturday , 27 November 2021

KONFLIKTI MES KUNATAVE NË LEZHË

Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunaten e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, 45-vjeçarja mesohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, por ka tentuar ti heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshirë edhe familjarë të tjerë.

Pavarësisht pretendimeve të saj, duke ju referuar materialit te paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoi që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndrojë në burg, por pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi një masë me të butë ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e përsona të tjerë kanë pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.

Ndëkohë, për të gjithë përsonat e përfshirë në konflikt pritet të kryhet ekspertimi mjeko-ligjor, duke qenë se ata kanë pësuar fraktura dhe kjo pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Age Gjaci u arrestua të marten nga Policia e Lezhës, pasi u përfshi në një konflikt me kunaten e saj Dava Ndoj, e cila është në proçes divorci me bashkëshortin e saj si dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Nga përplasja fizike, dy kunatat përfunduan me fraktura ne spital, ndërsa konfliktet në familje mes tyre kanë nisur që në muajin janar të këtij viti.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …