KONTRATAT E REJA PRANE NDERMARRJES UJESJELLES-KANALIZIME SHKODER

Dy muajt e parë të këtij viti kanë hapur marrëveshje dhe kontrata të reja për ndërmarrjen ujësjellës-kanalizime Shkodër. Drejtori i kësaj ndërmarrje në Shkodër, Mark Molla, bën me dije se gjatë muajit janar janë bërë 936 marrëveshje dhe janë hapur 868 kontrata të reja, ndërsa në muajin shkurt 362 marrëveshje dhe 388 kontrata. Molla pranon se ka pasur edhe sanksione ndaj bizneseve.

Sipas Mollës, fokusi i ndërmarrjes është ndërgjegjësimi i bizneseve dhe jo penalizimi i këtyre bizneseve nga ndërmarrja ujësjellës-kanalizime. Ndërkohë, nga kjo e enjte e 1 Marsit është parashikuar të nisë aksioni edhe në shtëpitë e qytetarëve për lidhjet e paligjshme të ujit.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …