Sunday , 19 January 2020
Breaking News

KONTROLLE TE POLICISE NE LOKALE DHE NE AKSET RRUGORE

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal,  këtij shtetasi  policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë  të mbushur me fishek në fole. Gjithashtu  gjatë kontrollit  në banesën e këtij shtetasi Policia   gjeti dhe  370 fishekë luftarakë model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …