Breaking News

KONTROLLET E AKU NE TREGJET DHE SUBJEKTET E QYTETEVE

Fokusi kryesor i kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon të jetë në zonat turistike në këtë sezon të verës. Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar disa inspektime, ku nuk kanë munguar edhe masat administrative. Por, kjo nuk do të thotë se janë lënë në harresë kontrollet në subjektet e qytetit apo zonat përreth. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga drejtorja e AKU Shkodër, Hasije Sadrija. Ajo tregon se ka pasur një aksion për sekuestrim djathi në një subjekt për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të rrezikuar nga produktet e ndryshme që mund të jenë të skaduara apo me probleme të tjera.

Lexoni dhe kete

AKU NIS KONTROLLIN NE FURGONAT QE FURNIZOJNE MARKETET

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit …