Wednesday , 20 June 2018

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te lendeve narkotike, shefi i komisariatit te policise Shkoder, Hamdi Shullani ka komentuar postobllokun ne rrugen e Prekalit. Ai tha se kontrolle te tilla ne ate zone ushtrohen jo vetem per parandalimin e kultivimit te kanabisit, por edhe garantimin e jetes se qytetareve ne prag te sezonit turistik.

Per kete çeshtje foli edhe kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi, qe tha se i rendesishem eshte bashkepunimi me banoret e zones gjate kontrolleve.

Por, Ademi premtoi edhe zgjidhje te problemit te mjeteve te transportit te paliçensuara.

Kontrollet ne zonen e Prekalit vijojne prej disa ditesh dhe nuk kane munguas as ndalimet ndaj personave qe nuk u jane bindur urdherave te policise.

 

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …