Wednesday , 4 August 2021

KOPSHTET DHE ÇERDHET NË SHKODËR HAPEN ME 5 QERSHOR

Bashkia Shkodër njofton se kopshtet dhe çerdhet në territorin e saj do të hapen me 5 qershor. Në njoftimin e saj, Bashkia njofton se në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodër, ka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj.

Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet.

Ndërkohë, vendimi për familjet me fëmijë, nëna dhe baballarë, të cilët duhet të kujdesen për fëmijët, duke punuar nga shtëpia apo me kohë të pjesshme, është në fuqi, dhe mbetet një detyrim për tu përmbushur nga të gjitha institucionet, sipas kërkesës së të punësuarve, deri me datën 23 qershor 2020.

Lexoni dhe kete

ISHP APEL NDAJ QYTETARËVE PËR VAKSINIMIN

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e …