Friday , 22 November 2019

KORI I KISHES NE PUGLIA, KONCERT NE SHKODER

Nuk kishte si të mos mbërrinte edhe në vendin tonë festa Barocca. Kori profesionist i kishës në Puglia dhe ai i të rinjve Pugliese përformoi mbrëmjen e së shtunës në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër. Një repertor i pasur që nisi në vitin e largët 1538, për të ardhur deri në vitin 1745, duke sjellë emrat e njohur të kësaj muzike në shtetin fqinj, që u interpretuan plot finese nga solistët dhe kori. Nën drejtimin e Luigi Leo, në organo Simone Falcone, violë Antonella Parisi dhe Maurizio Ria violinë, u paraqit një program të pasur artisik.

“Kemi prezantuar autor Puliez, shumë të afërt edhe me Shkodrën e Shqipërinë. Autor që kanë zhvilluar karrieren e tyre në Napoli, kryeqytetin europian të muzikës së 1700. E nisëm me Felis, autor i 1538, Nenna i 1556 nga Bari dhe e mbyllëm me Fagon 1677 autor nga Taranto, Napoli pra realizuam një festë të plotë baroke. Nganjëherë nuk ka rëndësi sasia, por kualiteti i publikut. Ky në Shkoder ishte pjesmarrës, me heshtjen e tij duke dëgjuar me vemendje dhe duke na duartrokitur në çdo interpretim. Vertetë do të thotë shumë për ne.”

“Është një projekt që nis herët. Hera e parë që ky formacion apo më mirë bashkimi i këtyre formacioneve ishte jashtë Italie, nisi në vitin në Dublin në 2016, më pas në Vienë vitin që kaloi dhe sivjet në Shqipëri. Zgjodhëm Shkodren dhe Tiranën, që janë dy qytetet me prezantuese të vendit tuaj. Eksperienca e parë, që shpresojmë të kthehemi sërish me një projekt më të madh, pse jo me një koncert bashkëkohor. Pulia dhe Shqipëria jetojnë një shkëmbim kulturor dhe për këtë arsye duam ta evidetojmë një fakt të tillë.”

Tashmë pas Shkodres, ndalesa e dytë e këtij kori do të jetë pikërisht Tirana.

Lexoni dhe kete

PROMOVOHET NE LEZHE LIBRI “MIRDITA PER KOL MIRDITEN”

Gazetari i njohur Gjergj Marku ka promovuar në Lezhë librin tijë “Mirdita për Kol Mirditën”, …