Breaking News

KORONAVIRUSI, BASHA THIRRJE QEVERISË

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore të marrin masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare për koronavirusin. Në një postim në “Twitter”, Basha duke iu referuar gjendjes në Itali, ku numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, kërkon që çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset me personelin dhe aparatet e duhura.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha.

Shqipëria dyfishoi personelin e njësive shëndetësore në pikat kufitare në përpjekje për të forcuar kontrollet e udhëtarëve që vijnë nga vendet e prekura prej koronavirusit. Masat shëndetësore u shtuan në portet detare, aeroportet dhe pikat tokësore të Shqipërisë pas lajmeve mbi praninë e koronavirusit në Italinë fqinje.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …