Breaking News

KORONAVIRUSI, KARANTINA NE ULQIN!

Shqetësues është fakti se në qytetin e Ulqinit që është në kufi me Shqipërinë qeveria Malazeze planifikon ndërtimin e karantinës në objektin e ish kazermes ushtarake në fshatin Zogaj të këtij qyteti, qe kundërshtohet nga banorët vendas por edhe nga pushtetarët local të Ulqinit. Banorët shprehen se nuk do e lejojnë një gjë të tillë të ndodh në fshatin e tyre.

“Më mirë është të vendoset në Tivar. Kanë kazermen që është fare pran spitalit, aty e kanë pozicionin më të favorshem. Të gjithë fshatin do e ngrejmë në këmbë dhe nuk do lejojmë karantin këtu”…

Por që në një qytet turistik si Ulqini të ndërtohet një karantinë për trajtimin e të infektuarëve nga Koronavirusi nëse paraqitet ndonjë rast, nuk I pëlqen as pushtetit local të kësaj bashkie bregdetare në jug të Malit të Zi…

“ Të gjithë e dimë se është herët të flitet, dhe se të gjithë e dim se Ulqini është bashki turistike, dhe se sektori kryesor ekonomik dhe social është turizmi, por I rëndësisë së vecantë është edhe bujqësia. Ajo zonë është zonë bujqësore dhe blektorale. Kështu që të dy këto sector si ati turistik ashtu edhe ai bujqësor do dëmtoheshin. Dhe përzgjedhja e kësaj zone për një gjë të tillë nuk është e studjuar. Por deri tani nuk kemi asgjë zyrtare në lidhje me këtë cështje”.

Fakti se Ulqini si rajon ndodhet në kufi me Shqipërinë ngritjen e një karantine nëse do ketë raste me koronavirus në Mal të Zi. Ende nuk ka asnjë informacion nëse shteti fqinj ka kryer kontakte edhe me shtetin shqiptar rreth ndikimit që mund të ketë ndërtimi I një karantine në një zonë kufitare.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …