KORONAVIRUSI, NE LEZHE NUK RESPEKTOHEN UDHEZIMET

Ndonëse coronavirusi është përhapur në Shqipëri, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetareve, në Lezhë nuk po respetohen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë rreth masave parandaluese për këtë virus. Qytetaret vazhdojnë grumbullimet e tyre dhe jeten normale, duke injoruar rrezikun.

Në lokale nuk respektohet distanca ndërmjet tavolinave dhe nuk ka asnjë monitorim për zbatimin e ketyre masave. Ka edhe institucione shtetërore që nuk kanë marra masat e duhura. OSHEE ka siguruar maska për punonjesit por nuk ka shmangur radhet në sportele.

Ndërkohë Filiali i Postës në Lezhë mbyllur sportelet e pensioneve, ndërsa janë reduktuar radhet e shërbimit si dhe administrata është pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse. Po ashtu Bashkia Lezhë ka mbyllur shërbimet e zyres me 1 ndalëse, muzeun dhe biblioteken, por nuk është realizuar disinfektimi i zonave publike. Në spitalin e Lezhës bëhet e ditur se është ngritur një vend i veçuar si karantinë per çdo rast të mundshem, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar me coronavirus.

Lexoni dhe kete

USHQIME TË SKADUARA DHE TË PASIGURTA PËR KONSUM, AKU ASGJËSON RRETH 24 TON PRODUKTE

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 330 inspektime dhe …