KORONAVIRUSI/ RAPORTI I BASHKISË SHKODËR

Bashkia Shkodër njofton se është kryer dezinfektimi i hapësirave publike, rrugë sheshe, trotuare tek: Sheshi dhe rruga nga shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi deri tek Truma e Dugajve të reja; Oborri i Spitalit Rajonal; Blloku, rruga dhe trotuaret tek ish – Divizioni; Tregu Zdralej dhe Tregu i Shumicës;

Ndërkohë, Bashkia Shkodër, përmes mundësive që vetë ka siguruar, vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë, teksa janë mbështetur 45 familje të komunitetit Egjiptian me pako ushqimore dhe materiale higjienike, janë mbështetur 25 familje të Lagjes nr. 4 me pako ushqimore dhe materiale higjienike.

Bashkia thotë se është problem shumë i madh prania e shumë njerëzve në sportelet e Bashkisë Shkodër që janë dyndur për të kërkuar ndihmë. Për t’u ardhur në ndihmë:
• Janë vënë në dispozicion për qytetarët numrat telefonik për kontakt dhe për çdo kërkesë që kanë për ndihmë; • Është publikuar lajmërimi për vënien në dispozicion të numrit telefonik dhe njëkohësisht janë bërë me dije kriteret e prioritarizimit të nevojës për ndihmë në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave.
• Janë ndihmuar disa familje me shërbime për fëmijët dhe pleqtë për kryerjen e shërbimeve në familje. Kërkohet sa më shpejt nga Komisioni i Emergjencës Civile të qarkut Shkodër
• Të sigurohet ndihma me pako ushqimore dhe higjienike nga strukturat e mbrojtjes civile për Bashkinë Shkodër, në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Detajimi dhe shpërndarja e ndihmës akoma nuk është aktive dhe e gatshme për Shkodrën.
• Të verifikohet dhe të lajmërohet kur kjo ndihmë vjen në Shkodër për t’u shpërndarë, në mënyrë që të menaxhojmë nevojat urgjente që aktualisht kemi dhe të parashikojmë problemet që na lindin për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale të familjeve në Shkodër.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …