Tuesday , 19 November 2019

KQZ I HEQ MANDATIN KRYEBASHKIAKUT TË VORËS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Me 5 vota pro, anëtarët e KQZ, duke marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar arrestimin e më pas hetimin nga autoritet greke.

Edhe KQZ-ja, njëjtë si Prokuroria e Përgjithshme, u shpreh se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Ishte Partia Demokratike, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit, që iu drejtua në mënyrë zyrtare me 20 gusht Prokurorisë së Përgjithshme, për të nisur verifikimet ndaj Agim Kajmakut, i cili sapo ishte zgjedhur si kryebashkiak i Vorës, nën siglën e PS.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuarnë Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që nuk e gëzoi mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …