Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve rrėzoi sot kėrkesėn ankimore tė Partisė Demokratike pėr shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve nė komunėn Pult tė Shkodrės.
PD-ja iu drejtua KQZ-sė me kėrkesėn pėr pavlefshmėri tė procesit nė kėtė qendėr votimi, pasi ditėn e zgjedhjeve procesi i votimit ėshtė vonuar mė shumė se pesė orė, ndėrsa dy komisionerė janė shkarkuar nė shkelje tė ligjit po nga komisioni pėrkatės i qendrės sė votimit.
Pėrfaqėsuesi i PS-sė nė KQZ tha se nuk ėshtė shkelur Kodi Zgjedhor pėr zgjedhjet nė kėtė QV, pasi votimi nuk ėshtė bllokuar mė shumė se pesė orė.
Administrimi i zgjedhjeve nga komisionerėt nė kėtė QV u konsiderua i paprecedentė nga PD-ja, pasi rezulton se pėrveē shkeljeve tė tjera janė gjetur mė shumė fletė votimi sesa votues nė kėtė zonė.