KQZ SHPALL REZULTATIN PERFUNDIMTAR TE 25 QERSHORIT

Këtë të mërkurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Por, opozita e konteston atë. Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, procesi ishte i blerë.  Në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj u shpreh se procesi në përgjithësi ishte i qetë, me standarte dhe përfundoi me rezultate pozitive.

Në zgjedhjet e 25 qershorit  Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74  mandate deputetësh, PD 43, LSI 19, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin një këshilltari të Bashkisë në Pukë, pasi kishte probleme me dekriminalizimin. Bibë Kolaj, i cili i përkiste PDK-së, mësohet se nuk e kishte deklaruar një dënim me tre vite burg. Vendimi ndaj Kolajt u mor me 7 vota pro në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lexoni dhe kete

“SHTYRJA E HAPJES SE NEGOCIATAVE, E PRITSHME”

Shtyrja e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë shihet me shqetësim …