KRAJA: S’ KA ME DURIM, BASHKIA DO TE PROEDOHET

“Ka humbur durimi me shkresa prandaj e vetmja zgjidhje eshte gjobe-venie ose zbatimi i ligjit qe do te thote proedim penal ndaj Bashkise Shkoder per qente e rruges.”- Deklarata ka ardhur nga kryeveterineri prane drejtorise se bujqesise Selim Kraja i cili tha se bashkia Shkoder nuk ka ndermarre asnje mase peer qente endacake te rruges

Kraja tha se nga nje inspektim i bere javen e kaluar jane konstatuar me shume se 500 qene endacake ne tufa duke perbere ne kete menyre rrezik serioz per kalimtaret.

Drejtoria e bujqesise prej disa muajsh i ka bere shkresa Bashkise Shkoder qe te marre masa per eleminimin e qenve endacake. Kraja tha se nuk mjaftojne shoqatat te cilat bejne vaksinimin e tyre, pasi qente vijojne te jene rrezik jo vetem per semundjet qe mbartin por edhe pamjen e shemtuar te qytetit. Ndersa bashkia Shkoder eshte e vetmja ne qark qe nuk ka kryer eleminimin e qenve ndryshe nga ajo e Malesise se madhe, Vaut te dejes, Pukes dhe Fushe- arresit.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …