Wednesday , 24 July 2019

KRAJA: “VLLAZNIA B” OBJEKTIV RINGJITJEN NË TË PARËN

Të dielën do të startojë kampionati i kategorisë së dytë në futboll, kampionat në të cilin do të marrë pjesë përveç Adës së Velipojës edhe “Vllaznia B”. Pas shortit të hedhur ditën e djeshme në ambjentet e Federatës Shqiptare, ekipi i dytë i klubit shkodran do të startojë garën pikërisht në “Reshit Rusi” duke luajtur ndaj Partizanit B. Trajneri Ervis Kraja në një intervistë për televizionin Rozafa, shprehet se objektivi i ekipit që ai drejton, jo vetëm që është fitorja për këtë ndeshje por edhe ngjitja në kategorinë e parë.

Nga ana tjetër, Kraja ka bërë të ditur edhe përbërjen që do të ketë “Vllaznia B”, ku do të alternohen elementët e sezonit të kaluar me lojtarë të tjerë të rinj që janë ofruar kohët e fundit…

Në prag të nisjes së kampionatit, Vllaznia B paraditen e së mërkurës ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Adës, të cilën e ka fituar me rezultatin 4-1, falë dy golave të Fikajt, të Stafës dhe Dibrës ndërkohë që golin e vetëm për velipojakët e ka shënuar Galica.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …