Breaking News

KREMTOHEN KRISHLINDJET NE LEZHE

Krishlindjet janë kemtuar edhe në qytetin e Lezhës.Qindra besimtare të krishtere ju drejtuan në mesnatë katedrales së “Shen Nikollit” për të pritur lindjen e Krishtit.Mesha e shenjte e linjes së birit të perendise u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale.Duke iu referuar kësaj ngjarje të rëndesishme për krishterimin, ipeshkvi i Lezhës e ka vendosur theksin tek nevoja e ndihmes ndaj njëri tjetrit në mënyre që të kemi një jete në paqe e harmani të plotë.

Mesha u mbyll në orët e para të mëngjesit, ndërsa besimtarët u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrit me urimet për më shumë paqe e dashuri.I gjithë rituali fetar u monitorua nga forcat e policisë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen e automjteve në rrugen pranë katedrales së qytetit.

Lexoni dhe kete

OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë …