Monday , 26 February 2018

KREMTOHET 14-VJETORI I HAPJES SE RADIO MARISE

Ne kuader te 14-vjetorit te hapjes se Radio Marise ne katedralen e Shen Shtjefnit ne Shkoder eshte organizuar kete te Shtune mesha e shenjte ku moren pjese qindra besimtare te krishtere. Presidentja e Radio Marise, Vitore Kulli, ka falenderuar degjuesit e panumert te kesaj radio dhe tha se jemi krenare qe fillesa ka qene ne Shkoder.

Per besimtaret e pranishem ne meshen e shenjte, drejtori i Radio Marise, Dom Preke Lazraj percolli mesazhin e kesaj dite dhe kerkoi nga besimtaret qe te mos i nenshtrohen djallit.

Radio Maria Shqiptare e filloi transmetimin e pare ne Shkoder, me 19 korrik 2003, ne oren 19:30, kur Shkelqesia e tij Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkev Metropolit i Shkodres dhe President i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise, i bekoi studiot e Radio Marise dhe qe nga shtatori i vitit 2005, me ane te internetit, Radio Maria Shqiptare degjohet ne mbare boten.

Lexoni dhe kete

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT PIKTORI NDOC GURASHI

Percillet për në banesen e fundit piktori dhe intelektuali I njohur I Shkodrës Ndoc Gurashi. …