Breaking News

KREMTOHET FESTA E “SHEN RROKUT” NE SHIROKE

Zgjodhi festën e “Shën Rrokut”, për të drejtuar një lutje të veçantë për viktimat e tragjedisë së Xhenovas në Itali, ku humbën jetën dhjetra persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Para besimtarëve të krishterë, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike dhe prandaj ne jemi pranë familjeve në këto momente të vështira, duke shtuar se i ka dërguar edhe një letër ngushëllimi kardinalit të Xhenovas.

Festa e “Shën Rrokut” mbledh çdo vit me 16 gusht dhjetëra besimtarë në zonën e Shirokës. Fillimisht ata kryejnë proçesionin në malin e Taraboshit, ku besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qënë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujrat e liqenit siguronin jetesën.

Ka edhe nga ato besimtarë që vijnë nga larg, pasi kjo festë përkon me periudhën kur ata kthehen në atdhe për pushime.

“Shën Rroku” është shenjti të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën. Me vdekjen e prindërve ai shpërndau pasurinë e tij dhe nisi shtegtimin në Romë, ku gjatë rrugës shëroi të sëmurët me murtajë të zezë.

Lexoni dhe kete

480 MLN EURO INVESTIME NEVOJITEN NE UJESJELLES DHE KANALIZIME

Infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujerave të zeza në qytetet bregdetare të …