KREMTOHET FESTA E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Mbrëmjen e së mërkures kulmuan ditet e pelegrinazhit 13 javor në Kishen e “Shna Ndout” në Laç. Me mijera pelegrinj, nga e gjitha Shqiperia por edhe jashtë sajë nisen rrugen e pelegrinazhit që prej oreve të para të mëngjesit të së merkures, për të kaluar naten në këtë vend të shenjte, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit. Pelegrinj të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit.

Pelegrinazhi i përvitshem 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor, ndërsa një gjë e tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli. Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambjentëve të kishes kanë qëndruar në gadishmeri 2 autoambulanca.

Por pavarësisht prezences së shtuar të policisë, udhëtimi drejt qytetit të Laçit është shoqëruar me bllokim të qarkullimit përshkak të numrit të lartë të automjeteve.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA GËZIM KRUJA

Ndahet nga jeta në moshen 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh”, Gezim Kruja. Ikona e humorit …