KREMTOHET FESTA E ZOJES SE SHKODRES

Shkodranët kanë festuar Zojen e Shkodrës, ose sic njihet ndryshe Zoja e Këshillit të Mirë pajtorja e Shqipërisë. Një meshë shenjte e cila u celebrua nga Imzot Simon Kulli Ipeshkëv I Dioqezit të Sapës, niosen edhe aktivitetet kushtuar festës së Dioqezës së Shkodrës. Besimtar të shumtë moren pjesë në meshen e celebruar fillimisht ku Ipeshkvi I Sapës theksin e vuri tek rëndësia e dashurisë ndaj njëri tjetrit dhe ndaj Zotit.

Pas meshës festa e Zojës së Shkodrës vijoi me koncertin tradicional I cili u mbajt në sheshin Gjon Pali I Dytë, me pjesëmarrjen e të rinjëve nga Dioqeza e Shkodrës dhe e Sapës.

Nga ana tjetër në meshën e së hënës Arqipeshkvi I Dioqezit Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra foli për rëndësin e kësaj feste për Shqiptarët.

Festimet e Zojës së Shkodrës sic do vit përmbyllen me spektaklin e fishekzjarreve nga kampanjeli I Kishës Katedrale.

Lexoni dhe kete

EDUART NDOCAJ GUXON EDHE NE PIKTURE

Ish deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj guxon edhe në pikturë. Ai paraqiti të gjithë arsenalin …