KREU I DEMOKRATEVE LULZIM BASHA TAKIM ME KONGRESMENE: NE FOKUS KRIMI ORGANIZUAR

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi  mbrëmjen e djeshme  një darkë pune me kongresmenët Devin Nunes, Kryetar i Komisionit për Inteligjencën në Kongresin amerikan, dhe Rick Crawford, anëtar i këtij komisioni. Zyra e shtypit të PD informon se në fokus të bisedës ishte situata në Shqipëri dhe rajon dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA për t’u përballur me kërcënimet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.

“Mësohet se kreu i opozitës i njohu kongresmenët amerikanë me fakte dhe të dhëna për rolin e organizatave kriminale në bashkëpunim me qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës së 25 Qershorit”, thuhet në njoftimin e PD.

Në njoftim thuhet gjithashtu se “Bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për shumë prej problemeve të evidentuara në zgjedhje dhe u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu, bëhet e ditur se ata shprehën shqetësimin për rritjen galopante të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri. Siç mësohet, Basha i siguroi kongresmenët për qendrimin e palëkundur të PD, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, në shërbim  të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.”

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …