KREU I PARTISE SOCIALISTE NE KELMEND PLAGOS NJE 51-VJEÇAR

Me datë 25.02.2018 , në orët e para të mëngjesit, është marrë njoftim te Salla Operative se në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda , forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj, kryetari i degës së Partisë Socialiste Kelmend, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit Mark Çekaj 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht:

– Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …