Wednesday , 25 July 2018

KREU I PD LULZIM BASHA TAKIM NE VAUN E DEJES

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura. Në aktivin e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet….

Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.

Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët, për shumicën taksa dhe fatura më të larta për të paguar, ndërsa për pakicën zero taksa.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.

Lexoni dhe kete

PROÇEDOHET NE GJENDJE TE LIRE, REAGON KRYETARI I FRPD SHKODER

Pas proçedimit në gjëndje të lirë nga policia vendore e policisë Shkodër, për protestën e …