“KRIM KUSHTETUES”, META REAGON ASHPËR PËR SHEMBJEN E TEATRIT

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta e konsideron aksionin për shembjen e teatrit një krim kushtetues, ligjor dhe moral të paamnistueshëm. Në postimin e plotë, Meta shkruan:

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.”

E ashpër në reagimin e saj ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, që u bëri thirrje qytetarëve që të mos njohin shtetin e Ramës.

Deklaratat, Kryemadhi i bëri në përfundim të takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu.

Lexoni dhe kete

BASHA: RAMAVIRUSI KA FRIKË NGA ZGJEDHJET E LIRA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira. …