Saturday , 19 October 2019

KRIMBI SULMON GESHTENJEN E REÇIT

Krimbi po dëmton gështenjat e Reçit, ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj dukurie shkatërruese e cila ka dy vite që ka prekur këtë zonë. Sëmundja e krimit ka mbi 10 vite që është shfaqur në vendet e tjera të europës ndërsa në vendin tonë është viti i dytë.

Nga rreth 500 hektar sipërfaqe me gështenja mbi 80% e tyre janë prekur nga kjo sëmundje që është shkatërruese për gështenjën.

Fshati Reç i Malësisë së Madhe është mjaft i njohur për gështenjen. Duke qenë një zonë kodrinore, më së shumti gjenden vreshti dhe gështenjat. Kjo e fundit është ajo që siguron të ardhurat kryesore për banorët.  Eksporti i parë i gështenjës drejt Italisë ka qenë pikërisht prej zonës së Reçit. 

Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi. Por vendin kryesor e zë gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha me gështenja, që japin një prodhim vjetor 400-600 tonë, duke i dhënë akses rritjes ekonomike të zonës. Në këtë ekonomi janë të punësuar, apo e kanë biznesin e tyre, rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor, por që po dëmtohet nga sëmundja e krimbit.

Lexoni dhe kete

“SOT ËSHTË KOHA DHE VEPRO SOT”

“Sot është koha dhe vepro sot”. Kjo ishte logoja e aktivitetit të organizuar këtë të …