Monday , 26 February 2018

KRIMET E RENDA ARRESTOJNE PAS NJE VITI BASHKEPUNETORIN NE VRASJE

Hetuesit e prokurorisë së Krimeve të rënda pas analizave të kryera dhe nxjerrjes së rezultateve të ADN-së kanë konstatuar se në vrasjen e 39 vjecares Suela Sula përvec bashkëshortit është i përfshirë edhe një tjetër shtetas. Fatjon Karmeshtna nga Shkodra i cili ka qenë i punësuar në mobilerinë ku ka ndodhur vrasja pronë e shtetasit Sadetin Sula është arrestuar nga policia. Vrasja e ndodhur me 18 prill 2016 në një mobileri në zonën e Melgushës në Shkodër. Fillimisht dyshimet ishin se 39 vjecarja Suela Sula ka kryer vetëvrasje, pasi ka qenë bashkëshorti i saj Sadetin Sula i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ku pas kryerjes se ekspertizës janë gjetur shenja gishtash në qafën e 35 vjecares dhe ato kanë përkuar me ato të bashkëshortit, cka edhe ka cuar deri në arrestimin e tij. Gjatë marrjes në pyetje por edhe para gjykatësve shtetasi Sadetin Sula ka mohaur vrasjen dhe se ai ka deklaruar se e ka gjetur gruan të vdekur në banjon e mobilerisë.

Pas rreth një viti hetimesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në bashkëpunim edhe me krimet e rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar se shenjat e gishtave dhe nga analiza e kryer e ADN-së përkojnë me shtetasin Fatjon Karmeshtna. Ky i fundit në momentin e arrestimit ka mohaur lidhjen me këtë ngjarje dhe se ka deklaruar se në momentet e ngjarjes nuk ndodhej fare në objekt. Ndërsa me 18 shkurt të 2017 në Shkodër ndodhi plagosja me armë zjarri e shtetases Flutura Muça motra e viktimës, e cila ka akuzuar ish- kunatin e saj Sadetin Sula si porositës të kësaj ngjarje, pasi kjo e fundit ka marrë nën kujdestari fëmijet e motres së ndjer Suela Sula. Për këtë rast u arrestua shtetasi Shkelzen Xhenja. Gjykata e Krimeve të rënda ndaj Sadetin Sules ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Lexoni dhe kete

OPERACION POLICOR I KODUAR “KULLA”

Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të  tij, një shtetas …