Sunday , 8 December 2019

KRIMET E RENDA DHE SHISH PJESE E HETIMIT PER JAHTIN NE SHENGJIN

Familjarët e biznesmenit turk Sevgin Javuz që sipas burimeve kanë mbërritur në Shqipëri, pritet të japin të dhëna të tjera në funksion të zbardhjes së misterit të zhdukjes së 31 vjeçarit në Adriatik. Sipas burimeve, ata do të tërheqin mjetin lundrues por pritet edhe të sqarojnë disa pikëpyetje mbi udhëtimin e familjarit të tyre përmes Mesdheut e Adriatikut. Hetimeve mësohet se i janë bashkuar edhe i janë bashkuar edhe Krimet e Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Në pritje të përgjigjeve nga familjarët dhe agjencitë ligjzbatuese në Turqi dhe Mal të Zi, nga nga ku mjeti 13 metra i gjatë është larguar më 2 shtator, hetuesit shqiptare kanë ngritur disa pista. Sinjalin e fundit rezulton se ai e ka dhënë atë ditë në orën 17:42 minuta pranë Budvas dhe më pas radari është fikur. Dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale, por nuk përjashtohet as skenari me ekstrem për një eliminim të mundshëm të 31 vjeçarit nga grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Pista e parë sipas burimeve përforcohet në faktin se në jaht janë gjetur pajisje peshkimi, dhe kjo ka ngritur dyshimin se biznesmeni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar por në rrethana aksidentale mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët. Ndërsa pista e dytë përforcohet nga fakti se mjeti lundrues është i mbushur me karburant për udhëtim të gjatë. Por sipas burimeve që mbeten te rezervuara, brenda jahtit nuk ka shenja të dukshme dhune apo vrasje.

Ekspertët janë duke këqyrur për gjurmë dokumentet e 31 vjecarit të gjetura brenda mjetit lundrues 13 metra të gjatë për të kuptuar nëse ai ka qenë aty i vetëm apo janë prekur nga të tjerë. Jahti me flamur turk, me vlerë 2 milion euro u evidentua nga një peshkarexhe 11 milje në det teksa lundronte me motor të fikur dhe pa asnjë person në Bord.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …