Wednesday , 26 February 2020
Breaking News

KRIMET E RENDA DO HETOJNE TRAFIKANTIN NGA SUEDIA

19 pistoletat e sekuestruara nga Policia e Kufitare dhe Migracionit në Muriqan, si dhe shtetasi Sebastian Vall tashmë janë pjesë e hetimit ngë sektori i Krimeve të rënda dhe krimit të organizuar dhe trafiqieve pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, dhe Prokuoririsë së Krimeve të Rënda. Mësohet se shtetasi 21 vjecar nga Suedia nuk ka dhëne detaje më shumë, ndërsa ka kërkuar që për rastin e tij të njoftohet Ambasada Suedeze. të vetmin detaj që ka dhënë 21 vjecari Suedez Sebastian Vall në momentin e arrestimit ka qenë se armët i kam blerë në Kosovë dhe se do i dërgoja në Frankfurt.

Nga ana tjetër e vetmja lidhje që kanë hetuesit është bileta e autobusit Prishtinë- Frankfurt. Ndërsa ende një pistë se cilat kanë qenë arsyet e blerjes së armëve. Dhe nëse shtetasi Suedez kishte lidhje me grupet kriminale nga ballkani që veproin në Gjermani, apo ishte thjesht një nga korrieret e tyre. ndërsa policia shqiptare po heton se si ka arritur që 21 vjecari suedes të kaloi me 19 armë pikat e kontrollit të policisë kufitare të Morinit në kufi me kosovën, si dhe cili ka qenë itinerari i këtij shtetasi, ndërsa deri më tani nuk kemi të dhëna se si ky shtetas ka arritur të futet në Kosovë. Pasi nuk rezulton se ai ka udhëtuar përmes Shqipërisë në drejtim të Kosovës.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …