KRIMI NE SHKODER, MARSHIM SENSIBILIZUES NGA FRPD SHKODER

Ngjarjet e fundit kriminale në vend, veçanarisht në Shkodër, kanë sjellur mesa duket edhe reagimin e ashpër të opozitës. Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shkodër do të organizojë këtë të premte në orën 19:00 një marshim sensibilizues nga sheshi para Bashkisë Shkodër deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Sipas kryetarit të FRPD Shkodër, Arvit Bushati, situata në Shkodër është bërë e padurueshme nga ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në qytet.

Bushati thotë se do të ketë ftesa në këtë marshim për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, rektoratin dhe grupin e pedagogëve të Shkodrës, si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Marshimi sensibilizues është iniciuar nga FRPD Shkodër, por që nuk do të ketë përmbajtje politike.

Lexoni dhe kete

ADEMI: KRIM ELEKTORAL ME 30 QERSHOR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori padin ndaj shkeljeve të kryera …