Wednesday , 24 July 2019

KRIMI NE VEND, OPOZITA MBLIDHET NE SHKODER

“Jemi këtu për të dhënë një mesazh se jemi në mbështetje të qytetarëve të Shkodrës.” Kështu u shpreh nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa opozita zhvilloi një takim në qytetin verior si mesazh për luftën ndaj krimit që ka përfshirë vendin tonë. Në Shkodër duhej të ishte kryeministri Rama për të luftuar krimin shtoi Basha.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen, nëse nuk është i aftë të kryejë detyrën.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se kryeministri duhej të ishte në Shkodër, por fshihet në Tiranë ashtu si në rastet e tjera.

Përballë kësaj situate, kryedemokrati Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe theksoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë.

Lexoni dhe kete

BASHA: DO TË HETOJMË GRABITËSIT E SHQIPËRISË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se kapja …