Wednesday , 25 April 2018

KRIMI TRONDIT TIRANËN, DJALI VRET TË ATIN, TRUPIN IA HEDH NË LIQEN

I riu goditi me çekiç në kokë babanë e tij 74-vjeçar
Ngjarja në oborrin e shtëpisë,i moshuari vdiq direkt

Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë të diel kryeqytetin. Një djalë ka vrarë të atin dhe i ka hedhur trupin në liqenin e Farkës. Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, ku autor i krimit rezulton 28-vjeçari Selman Alija, banues në Shkozë. Nga hetimet policore bëhet e ditur se krimi ka ndodhur në oborrin e banesës, pas një konflikti për motive të dobëta, ku i riu ka goditur me çekiç në kokë të atin 74-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari ka ngarkuar trupin e pajetë të të atit në makinë dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës. Ndërsa, pas kërkimeve policia ka gjetur kufomën dhe e ka dërguar pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :
• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal

Lexoni dhe kete

MBESHTETJA NDAJ FERMEREVE NGA PROJEKTI “AGRO-TURIZEM ALBANIA”

USAID, Ambasada e Suedisë dhe CEED Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizuan këtë të …