KRISHLINDJET, DREKE BAMIRESIE PER FEMIJET NE NEVOJE

Krishlindjet kanë qenë të gëzueshme edhe për fëmijet rom dhe egjiptian në qytetin e Lezhës.Për ta kanë menduar nxënësit e shkollës së kuzhines të cilët janë solidarizuar dhe artin e tyre në gatim e kanë vënë në dispozicion të fëmije në nevoje.Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast.Iniciatori i këtij aktiviteti, Arber Avdia, u shpreh se është kënaqëi tju shërbesh fëmijeve në nëvoje.

Ipeshkvi i dioqezes së Lezhës, Otavio Vitale, tha se kisha katolike është e prirur të qëndroje pranë atyre që kanë më shumë nevoje, ndërsa drejtori i qendres “Shenjta Mari” Luçiano Levri, deklaroj se mbështetja për romet dhe egjiptianet do të jetë e vazhdueshme.

“Prej 15 vitesh ndihmoj 90 fëmije rom dhe egjiptian që të jenë si të tjeret, të kenë të njëjat të drejta dhe të mund të shkojnë në shkollë.Kjo mbështetje do të vazhojë edhe në të ardhmen.Unë jam i bindur se çelesi i integrimit është shkolla.Puna e këtyre viteve ka dhënë frytet e veta dhe unë jam shumë i gëzuar dhe krenar”.

Dreka e bamiresise për fëmijet rom dhe egjiptin është kthyer në një tradite në qytetin e Lezhës, pasi është viti i 4 që organizohet.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …