Friday , 22 October 2021

KRIZA POLITIKE/ METËS I SHKOJNË TË GJITHË NË ZYRË, PËRVEÇ RAMËS

Teksa i drejtohemi 30 qershorit, mbrëmjen e së mërkurës presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një lëvizje të fundit, duke i drejtuar një kërkesë për takim kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, që i ka kthyer përgjigje negative për shkak të angazhimit në fushatën zgjedhore. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me kryetarin e PD Lulzim Basha. Ky i fundit zhvilloi takimin në presidencë me presidentin Meta. Një takim që ka zgjatur për rreth 20 minuta. Lideri demokrat është larguar pa dhënë një prononcim për mediat. Kreu i shtetit mbërriti që në 05:00 në presidencë duke respektuar me përpikmëri orarin e caktuar për takimin, ndërkohë që edhe lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë i përpiktë duke shkuar në takim që në orën 09:00.

Pas këtij takimi, Meta ka pritur në një tjetër takim, këtë herë n/kryetarin e LSI Petrit Vasili. Pas këtyre takimeve, presidenti Meta ka shpërndarë të njëjtën thirrje si pas takimit me kreydemokratin Lulzim Basha. “Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta. Edhe aleatët e PD morën pjesë në takim me presidentin Meta. Në përfundim të takimit, kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se në takim presidenti mbajti sërish qëndrimin se zgjedhjet nuk do bëhen më 30 qershor pasi kemi një dekret që i anulon ato. Ai tha se gjatë ditës mund të ketë një dekret për datën e zgjedhjeve.

Në takim nuk mungoi as aleati i kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, i cili deklaroi se nevojitet urgjentisht gjetja e një zgjidhje për të kapërcyer krizën që rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

Por, përveç krerëve të partive politike nuk mungoi as prezenca e ambasadorëve në takimin me presidentin Meta, siç ishte ai i BE, Luigi Soreca, ambasadori britanik, Duncan Norman dhe ajo franceze Christina Vasak.

Lexoni dhe kete

BASHA: KRIZA E KORRUPSIONIT PO PËRKTHEHET NË RRITJE TË ÇMIMEVE

Në një dalje për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha, foli sërish për …