Wednesday , 19 February 2020

KRIZE BANESASH NE QYTETIN E LAÇIT

Sigurimi i një banese me qira është kthyer në një mision të vështire për banoret e Laçit. Në këte qytet nuk mund të gjesh shtëpi, pasi gjysma e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas paralajmerimit për daljen nga hotelet ku qëndrojnë, qindra banor të ngelur të pastrehe po renden në kërkim të banesave me qira, por që sipas tyre nuk kanë mundur të gjejne.Ata thonë se edhe çmime i qirave është trefishuar në zonen e Kurbinit.

Në Qarkun e Lezhës jane dëmtuar 3 983 banesa nag tërmeti i 26 nëntorit përfshire dhe apartamentet ne 126 pallate ku 70 % e dëmëve janë në Bashkinë e Kurbinit. Deri tani kane aplikuar për bonus qiraje rreth 1 mije familje, ndërsa autoritetet ju kane bërë thirrje banoreve të strehuar ne hotelet e Shëngjinit qe të sigurojnë sa më parë banesa me qira dhe të lënë hotelet ku qëndrojnë të akomoduar.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI I RI, KONTROLLE NE PORTIN E SHENGJINIT

Të gjitha anijet që vinë nga vendet përëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, …