KROQI E KRAJA, TRAJNERËT E RINJ TË VOLEJBOLLIT TEK VLLAZNIA

Që prej ditës së djeshme dy ekipet e volejbollit të Sportklub Vllaznia kanë tashmë edhe trajnerët e tyre të rinj. Tek ekipi i femrave këtë detyrë tashmë do ta mbajë i mirënjohuri Mark Kroqi ndërsa tek meshkujt Ermal Kraja. Ata tashmë kanë nisur punën në krye të këtyre ekipeve duke zënë vendin e Sadije Gogës së larguar nga kjo detyrë pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe të Adrian Mikoplit që dha dorëheqjen nga ekipi i meshkujve. Ato lëvizje ishin disi të detyruara për shkak të rezultateve jo të mira që këto ekipe patën.

E papritur duket disi rikthimi në postin e trajnerit i drejtorit të Sportklub Vllaznia Mark Kroqi. Ai shpalli kampion ekipin e meshkujve një sezon më parë por më pas u largua nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar sërish postit të drejtorit. Megjithatë rikthehet të veshë sërish tutat e trajnerit, por këtë herë për të drejtuar ekipin e femrave. Pas largimit të Sadije Gogës nga kjo detyrë, mesa duket nuk është gjetur ndonjë kandidaturë tjetër serioze për ta zëvendësuar dhe kjo e ka detyruar Kroqin t’i përvishet edhe njëherë vetë punës. Ai do të drejtojë një ekip të përbërë kryesisht nga vajza të reja dhe me shumë perspektivë dhe do ta ketë të vështirë të arrijë të njëjtin sukses që pati me ekipin e meshkujve, por do të tentojë të bëjë hapa përpara. Sakaq, disi surprizë emri i trajnerit të ekipit të meshkujve.

Ermal Kraja ka punuar vitin e kaluar si zëvendëstrajner me ekipin e parë ndërsa këtë sezon ka qenë trajner i ekipit të të rinjve të Vllaznisë. Natyrisht që si trajner i parë tashmë me të rriturit, do të jetë një detyrë shumë e vështirë megjithatë, dëshira dhe pasion për këtë sport do të jenë një shtysë për t’ia dalë me sukses për ta rikthyer edhe njëherë këtë ekip në nivele të larta.

 

Lexoni dhe kete

SITUATA E VLLAZNISË, ÇËSHTJA KRYESORE NË “SPORT ARENA”

Situata e krijuar tek Vllaznia dhe rreziku I rënies së saj nga Superliga, ka qenë …