Sunday , 19 September 2021

KROQI JEP DORËHEQJEN, MIKOPLI TRAJNERI I RI I VOLEJBOLLIT

Mark Kroqi nuk do të jetë më trajneri I ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë. Ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve të tij si drejtor I klubit. Lajmi ëshët bërë I ditur përmes një komunikate për shtyp që vetë Kroqi ka shpërndarë. “Pas një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe shumë impenjative të kaluar në drejtimin e ekipit të Vllaznisë, shoqëruar me plot emocione, gëzime e netë pa gjumë si dhe pas sadisfaksionit të papërshkrueshëm që më ka sjellë fitorja për herë të parë në historinë e volejbollit shkodran e titullit kampion, mora një vendim shumë të vështirë por të domosdoshëm për mua,  atë të largimit nga detyra e trajnerit të ekipit të të rriturve të Vllaznisë.

Këtë vendim e mora shkak të impenjimeve të shumta dhe të pamundësisë për ta ndjekur skuadrën me të njëjtin përkushtim si më parë. Falenderoj djemtë e ekipit për punën e palodhur, Bashkinë, tifozërinë dhe familjen për mbështetjen që më kanë dhënë dhe I premtoj se do t’I qëndroj përsëri afër tyre me të gjitha mundësitë e mia”- thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë. Por nëse është larguar Kroqi, pikëpyetja është se kush do ta zëvendësojë. Por në fakt, trajneri I ri është gjendur menjëherë.

Ai është Adrian Mikopli, një ish- volejbollist I njohur I Vllaznisë së viteve ’80, që sezonin e fundit ka drejtuar ekipin e të rejave me të cilin është shpallur kampion I shqipërisë. Vendimi është marrë pas konsultimeve me specialistë të këtij sporti dhe Mikopli duket se ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme në këto momente për të marrë drejtimin e ekipit kampion në fuqi të vendit.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …