Friday , 19 January 2018

KROQI: NË SHKODËR DO KETË DISA AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

Viti 2018 pritet të jetë i mbushur me të tjera suksese për sportistët dhe ekipet sportive të Shkodrës sepse baza e këtyre sukseseve është tek elementi i ri që ka në çdo ekip. Këta sportistë do të marrin pjesë në një serë aktivitetesh kombëtare por edhe ndërkombëtare. Madje disa prej tyre do të zhvillohen gjatë këtij viti edhe në Shkodër. Një gjë e tillë është konfirmuar për televizionin Rozafa nga drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi kur ka thënë.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me ceremoninë e shpalljes së “10 sportistëve më të mirë të vitit”, drejtori Kroqi ka saktësuar.

E rëndësishme është që sporti shkodran vazhdon të jetë në elitën e sportit shqiptar. Sukseset e shumta të arritura vitin e kaluar, pritet të pasohen nga të tjerë gjatë këtij viti dhe me siguri që kjo ka për të ndodhur.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË PREMTEN MIQËSORE ME TËRBUNIN NË SHKODËR

Vllaznia do t’i japë fund përgatitjeve në Ulqin pasditen e së enjtes kur do të …