Monday , 25 January 2021

KROQI: SK VLLAZNIA DO JETË I SUKSESSHËM EDHE MË 2017-ën

Viti 2016,pavarësisht vështirësive që kanë kaluar shumë sporte për shkak të mungesës së kushteve të duhura për stërvitje, sërish mund të quhet i suksesshëm. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë drejtori i Sportklub Vllaznia Mark Kroqi i cili ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Sport Arena” ku ka bërë një analizë të zgjeruar për të gjitha sportet e këtij klubi.

 

Kroqi ka folur edhe për vitin 2017 dhe ka shprehur bindjen e tij të plotë se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm për sportet dhe sportistët shkodranë.

 

Sportklub Vllaznia numrin 14 disiplina sportive, më shumë se çdo klub tjetër në Shqipëri dhe kjo e bën më të veçantë se të gjithë edhe sot, të parin klub sportiv në historinë e sportit shkodran. Për më tepër që kampionët dhe ekipet kampion janë të shumtë çdo vit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 2 – 1 EDHE ME APOLONINË

Vllaznia U21 vazhdon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit …