KRYEBASHKIAKJA ADEMI: 2019 SHPALLET “VITI I VLLAZNISË”

16 shkurti i vitit 2019 përkon me ditëlindjen e Vllaznisë. Ajo mbush 100 vite dhe padyshim që një eveniment i tillë historik nuk mund të kalonte pa vëmendjen e duhur në Shkodër. Paraditen e së shtunës në hollin e Bashkisë Shkodër në prani të sportistëve të rinj e të trajnerëve, kryebashkiakja Ademi ka deklaruar hapjen e festimeve për këtë ngjarje të shënuar. “Vllaznia nuk është vetëm sport, është histori, frymë, pasion, emocion, gëzim”- kështu e ka cilësuar ajo këtë ngjarje të shënuar.

Ndërkohë, festimet zyrtarisht kanë nisur sot por kryebashkiakja Ademi ka bërë të ditur se Bashkia Shkodër e ka shpallur 2019-ën si “vitin e Vllaznisë”.

Festimet tashmë kanë nisur. Vllaznia dhe ngjyrat kuqeblu duket se do jenë gjatë epiqendra e festës për Shkodrën dhe shkodranët. 100 vjetori i këtij klubi padyshim që meriton vëmendjen e duhur sepse është një simbol i këtij qyteti por edhe i gjithë Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA DREJT KORÇËS PËR TË MARRË FITOREN

Pas fitores me Luftëtarin dhe ndalesës së Bylisit me Partizanin, diferenca e Vllaznisë me ballshiotët …