Breaking News

KRYEBASHKIAKJA ADEMI KEMBENGUL, KERKOHET SHPALLJA E GJENDJES SE EMERGJENCAVE CIVILE

KËRKESË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË NJË PJESË TË TERRITORIT TË BASHKISË SHKODËR
Në vijim të situatës së krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për
një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit
mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes
së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë
shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Përsa më sipër dhe referuar Ligjit nr 8756 datë 26.03.2001” PËR EMERGJENCAT
CIVILE” Neni 2 ,pika 1 , Neni 13 , pika b si dhe :
V.K.M-së Nr.664, datë 18.12.2002 “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E
SHPALLJES SË GJENDJES SË EMERGJENCES CIVILE” , pika 1 si dhe pika 5 , germa
a., germa c,paragrafi i dytë ,
Kërkojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në pjesët e sipërpërmendura të
territorit të Bashkisë Shkodër.
Kryetare
Voltana ADEMI

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …